Trajneri/ Guardiola mund të largohet nga Mançester Siti

Trajneri/ Guardiola mund të largohet nga Mançester Siti

Pep Guardiola ka gjasa të largohet nga klubi i Mançester Sitit këtë verë, pas një dekade në krye. Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bajernit të Munihut ka edhe një vit kontratë, por gjatë gjithë sezonit është përballur me spekulime për të ardhmen e tij. Sezonin e kaluar u përfol shumë se mund të ishte i fundit për të në “Etihad”, por ai vendosi të nënshkruajë një zgjatje dyvjeçare pasi fitoi sërish Premier League. Me pesë ndeshje të mbetura, gjithçka është ende në dorën e Sitit për të fituar titullin, me Arsenalin që gjithashtu është në garë. Sipas “RadioMarca”, ekziston një “probabilitet i lartë” që Guardiola të vendosë t’i japë fund aventurës së tij te Mançester Sitin. Klubi është i vetëdijshëm për këtë mundësi dhe ka filluar...