Trajneri/ Benfika konfirmon largimin e Murinjos, pritet prezantimi në Madrid
Trajneri portugez Hoze Murinjo e ka pranuar ofertën dhe pritet ta nisë aventurën e tij të dytë në bankinën e gjigantit spanjoll, Realit të Madridit. Kthimi i Murinjos në “Santiago Bernabeu” vjen pas më shumë se një dekade nga aventura e tij e parë te Real Madridi, ku ai e kishte drejtuar skuadrën nga viti 2010 deri në vitin 2013, duke e fituar titullin e La Ligës, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës, por jo trofeun e Champions League. Ndërkohë, Benfika ka bërë të ditur se pas largimit të Murinjos, drejtimin e skuadrës do ta marrë trajneri portugez Marko Silva, i cili është përzgjedhur si pasardhësi i tij. Real Madridi ende nuk e ka publikuar një komunikatë zyrtare për prezantimin e Murinjos, por mediat...
Burimi:
sot.com.al