Trajnerët, “show” pas PSG-Bayern 5-4. Enrique i thotë Kompany: “U kënaqe nga tribuna?”. Përgjigja: “Jo”

Trajnerët, “show” pas PSG-Bayern 5-4. Enrique i thotë Kompany: “U kënaqe nga tribuna?”. Përgjigja: “Jo”

29 Prill 2026 13:24 Alfred Lleshi Në “Parc des Princes” u zhvillua një super përballje, ndeshja e parë gjysmëfinale e Champions League mes PSG dhe Bayern Munich, që përfundoi 5-4 në favor të francezëve. Një ndeshje që Vincent Kompany, trajneri belg, u detyrua ta ndiqte nga tribunat e stadiumit në Paris, për shkak të pezullimit të marrë pas sfidës së kthimit çerekfinale kundër Real Madridit. Duket se ka qenë një mbrëmje me shumë vuajtje për atë, të paktën duke gjykuar nga ajo që vetë ka deklaruar dhe ka lënë të kuptohet. Në fakt, një moment pas PSG-Bayern po bën xhiron e rrjetit dhe ka si protagonistë dy trajnerët; nga njëra anë Luis Enrique dhe nga ana tjetër Kompany. I pari, teksa po përgatitej të lidhej me “CBS...