Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjon Bunjaku

Tragjike! Humb jetën në aksident futbollisti shqiptar, Fatjon Bunjaku

Një lajm i trishtë është mësuar mëngjesin e kësaj të diele pasi është ndarë nga jeta në lule të rinisë futbollisti Fatjon Bunjaku. Ndarja nga jeta e Bunjakut mësohet të ketë ardhur si pasojë e një aksidenti të regjistruar mbrëmjen e djeshme, pak pas mesnate në Vushtrri-Mitrovicë. Fatjon Bunjaku, ishte vetëm 22 vjeç dhe luajti në shumë skuadra në Kosovë, përfshirë Trepçën, Phoenix Banjë, Liria, Gjilani, Malisheva dhe së fundi te Elbasani. Lajmin i trishtë është mësuar nga reagimi i bërë nga faqja e fshatit Samadraxhë, ku bëhet e ditur se Bunjaku ka humbur jetën tragjikisht në një aksident. “Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njofojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën...