Tragjedia në Rumani/ 7 tifozët të Paok humbën jetën, mes tyre 1 shqiptar, zbulohen emrat (VIDEO)

Tragjedia në Rumani/ 7 tifozët të Paok humbën jetën, mes tyre 1 shqiptar, zbulohen emrat (VIDEO)

Bota e futbollit është në zi pas tragjedisë së ndodhur në Rumani, ku një grup prej 7 tifozësh të PAOK, të cilët ishin nisur drejt Francës, për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës në Europa League, pësuan një aksident fatal në Timisoara, në atë që konsiderohet si autostrada e vdekjes. Një parakalim i gabuar dhe një përplasje kokë me kokë me një autocisternë i mori jetën 7 djemve të rinj, mes tyre për fat të keq edhe një shqiptar, fansa të ekipit të PAOK. Sipas mediave greke, i riu shqiptar është identifikuar si Vasil Pilo. Tre persona të tjerë u plagosën rendë, ku një prej tyre ndodhen në gjendje kritike në spital. I menjëhershëm ishte reagimi i të gjithë aktorëve të futbollit, klubeve, fansave...