Tour de France 2026/ Mbyll si mbret, Pogaçar triumfi i 5-të në turin më prestigjioz në glob

Tour de France 2026/ Mbyll si mbret, Pogaçar triumfi i 5-të në turin më prestigjioz në glob

Tadej Pogaçar kthehet në legjendë. Fitues i Tour de France për herë të pestë (2020 – 2021 – 2024 – 2025 – 2026) Një finale emocionuese të dielën në Paris. Në etapën e 21-të, e fundit e Turit të Francës, ishte holandezi Mathieu van der Poel ai që triumfoi i pari në vijën e finishit. Pas tij, ishin shoku i skuadrës belgu Jasper Philipsen, dhe danezi i fortë Mads Pedersen. Çiklisti slloven Tadej Pogaçar ka konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një nga më të mëdhenjtë në historinë e çiklizmit global. 27 vjeçari ballkanas e fitoi Tour de France për herë të pestë në karrierë, duke barazuar rekordin e titujve në garën më të rëndësishme çiklistike me kampionë si Jacques Anquetil, Eddy Merckx,...