“Topi nuk donte të hynte”! Trajneri i Spanjës pas barazimit me Kepin e Gjelbër: Mbajeni mend, ky kompeticion është shumë i gjatë
De La Fuente nuk e bën dramë barazimin kundër Kepit të Gjelbër. Ai është i kënaqur me lojën e Spanjës, pavarësisht rezultatit 0-0. Në deklaratën e dhënë pas ndeshjes ai ka thënë se thjesht topi nuk donte të hynte në rrjetë. Por De La Fuente u kujton njerëzve se Kupa e Botës është një turne shumë i gjatë që sapo ka filluar. “Kur topi nuk dëshiron të hyjë… kjo mund të ndodhë. Por Kupa e Botës është shumë e gjatë. Mbajeni mend, kjo është shumë, shumë e gjatë”, ka thënë Luis De La Fuente./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com