“Topi i Artë” ndryshon vend, këtë vit do të jepet më 26 tetor në Londër

“Topi i Artë” ndryshon vend, këtë vit do të jepet më 26 tetor në Londër

Adriatik BALLA “Topi i Artë” është çmimi individual më i rëndësishëm që jepet për më të mirët e futbollit. Prej dekadash tashmë është bërë traditë që ky çmim shpërndahet për lojtarët që kanë triumfe me skuadrat e tyre dhe kanë të dhëna personale që bëjnë diferencë, duke inkurajuar kështu miliona të rinj që t’i futen rrugës së futbollit dhe të kërkojnë të bëhen më të mirët e kësaj loje. Lojtarë si Mesi dhe Ronaldo kanë dominuar skenën e futbollit dy dekadat e fundit, ku Mesi ka fituar më shumë nga të gjithë, 8 “Topa të Artë”, ndërkohë që vitet e fundit këtë çmim e kanë fituar edhe Modriç dhe Rodri, si dhe vitin e kaluar Osman Dembele i Francës, me kampionen në fuqi të Champions,...