Tjetër sukses i arbitrave shqiptarë në Conference Legue. Do të drejtojnë ndeshjen e rëndësishme

Tjetër sukses i arbitrave shqiptarë në Conference Legue. Do të drejtojnë ndeshjen e rëndësishme

6 Gusht 2026 16:32 Telesport Arbitrat shqiptarë vijojnë të konfirmojnë vlerësimin e UEFA-s me emërime të rëndësishme në kompeticionet europiane. Arbitri ndërkombëtar Enea Jorgji është caktuar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen e raundit të tretë kualifikues të UEFA Conference League mes Debreceni VSC (Hungari) dhe FC Copenhagen (Danimarkë), e cila do të zhvillohet më 6 gusht, duke nisur nga ora 19:00, në Debrecen. Jorgji do të ketë në ndihmë një trupë tërësisht shqiptare arbitrash. Denis Rexha dhe Xhulio Mani do të jenë arbitra asistentë, ndërsa Olsid Ferataj do të kryejë detyrën e arbitrit të katërt. Në sistemin VAR do të jetë italiani Daniele Doveri, i asistuar nga arbitri shqiptar Albert Doda në rolin e AVAR. Ky emërim përbën një tjetër vlerësim të rëndësishëm për...