Tirana në finalen e radhës, Partizani e Elbasani të paragjykuar ende pa …nisur

Tirana në finalen e radhës, Partizani e Elbasani të paragjykuar ende pa …nisur

Tani (sot) ora e së vërtetës… Superioria ka në program javën e 34-ët, atë që syresh e kanë klasifikuar si ditën e ndeshjeve deçizive për disa skuadra. Kryesisht në fund aty ku Flamurtari, Tirana, Vora, Bylis pse jo dhe Teuta duan të marrin pikët e shpëtimit sezonal. Në kompanitë e basteve, paraprakisht bookmakers-at ofrojnë çudira. Ata thonë se Flamurtari fiton lehtë në “Arena e Demave’ me Partizanin dhe Vora nuk e llogarit fare AF Elbasanin kryesues (?!). Sidoqoftë, e gjitha do të zbardhet pas ndeshjeve të sotme të cilat nisin në orarin e njëjtë 16:00. Ndër ta, ka një sfidë ku askush nuk di të ‘orientohet’. Çifti Teuta- Tirana qëndron në ‘kuota’ pasi si suksesi i vendasëve e po ashtu si i bardhebluve janë thuajse...