Tirana fiton klasiken, Flamuratri zbret nga Superioria
Tirana shpëton nga rrëzimi direkt, Partizani jashtë europe, për Teutën makthi vijon.. Flamurtari zyrtarisht në Kategorinë e Parë për shkak të barazimit me Teutën me shifrat 1-1. Nga ana tjetër edhe Vora i mori pikë Dinamos falë barazimit 2-2 në ‘Air Albania’ ndërsa po humbiste deri në 2-0. Dueli mes Bylisit dhe Elbasanit u mbyll me fitoren 2-1 të skuadrës së Josës ndërsa Tirana triumfoi kundër Vllaznisë në klasiken e Shqipërisë me rezultatin 1-0. Në këtë takim beteja e madhe sportive nisi që në minutën e parë e deri në të 90+6′ me bardheblutë që ushtruan presion në çerekorën e parë për të fituar një penallti nga Rimal Haxhiu e të konvertuar me gol nga Rafael (15′). Shkodranët sulmuan më shumë në pjesën e dytë...
Burimi:
sportiim.al