Tirana bën mirë, Vllaznia bie në Ulqin, testet e së shtunës janë disa…shifrat
Jo vetëm Tirana e rinovuar luajti këtë fundjavë miqësore ndërsa barazoi 0-0 në Turqi me Çorum. E shtuna pa dhe duele si Otrant Olimpic (Ulqin)- Vllazina 2-1, Flamurtari- Bylis 3-0, Laçi- Kukësi 3-1, Pogradeci- Besa 1-1, Korabi- Tërbuni 4-1. Ndërkohë sot një nga ndeshjet kryesore shihet miqësorja që do të zhvillohet në Pogradec (18:00) mes Partizanit dhe Skënderbeut. Të kuqtë e Florin Bratu luajtën ditë më parë testin me Besën në Luz dhe humbën 2-1. Sot për të parë realisht formën e grupit tashmë me shumë largime. Në anën tjetër korçarët e Julian Ahmataj janë mes rinovimëve (Alia, Shaqe, Zenullari) dhe disa afrimëve të lojtarëve me profil interesant./Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al