Tirana bëhet “blind”, Visaj Bekaj dhurata e radhës për Nuhiun (VIDEO)
Jo vetëm Redon Xhixha, Tirana rikthen në kryeqytet një tjetër ish të famshëm, një nga pikat kryesore që sollën titullin kampion në vitin 2022, bëhet fjalë për Visar Bekaj. Portieri 28-vjeçar mbylli aventurën e tij në Turqi, tek ekipi i Hatajspor, skuadër ku këtë periudhë u larguan të gjithë futbollistët e huaj pas problemeve me pagesat. Bekaj rikthehet në Tiranë, aty ku firmosi një kontratë deri në 2027: “Ai i njeh ngjyrat. Ai e njeh edhe stemën. Është kthyer aty ku i takon deri në vitin 2027. Një nga ne”, shkruan klubi bardheblu në videon e prezantimit të Visar Bekaj. Afrimi i portierit të përfaqësueses së Kosovës konsiderohet si një tjetër goditje e fortë, një afrim cilësor dhe me shumë kosto. Bekaj shndërrohet në lojtarin...
Burimi:
gijotina.com