Thirrje raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Vardari-Bashkimi, përplasjet vazhduan jashtë fushës me policinë
Një episod i rëndë shoqëroi sfidën mes Vardarit dhe Bashkimit në Maqedoninë e Veriut, ku vendasit fituan minimalisht 1-0, por rezultati sportiv u la në hije nga tensionet dhe incidentet në tribuna. Goli i shënuar në pjesën e parë vendosi fatin e takimit, por në minutat e fundit loja u ndërpre përkohësisht. Shkak u bënë thirrjet ofenduese dhe raciste në kor nga një pjesë e tifozëve vendas ndaj klubit shqiptar, duke detyruar gjyqtarin të ndalonte ndeshjen për të qetësuar situatën. Tensionet nuk përfunduan me vërshëllimën finale. Pamjet e publikuara pas takimit tregojnë momente përplasjeje mes forcave të policisë dhe pjesëtarëve të stafit të Bashkimit, çka e përshkallëzoi edhe më shumë situatën jashtë fushës së lojës. Në aspektin sportiv, Vardari vazhdon të kryesojë kampionatin me nëntë...
Burimi:
javanews.al