Teuta zhyt në krizë të thellë Dinamon, Partizani barazim “dramatik” me Vorën

Teuta zhyt në krizë të thellë Dinamon, Partizani barazim “dramatik” me Vorën

Ditën e djeshme u luajtën dy takimet e fundit të javës së 28-të të Kategorisë Superiore, që dhuruan befasi jo vetëm në rezultate por edhe në renditje. Në të vërtetë dueli më i rëndësishëm i luajtur dje ishte ai mes Dinamos dhe Teutës, zhvilluar në kryeqytet, duel që përfundoi me rezultatin 0-1 në favor të durrsakëve. Kjo ishte një ndeshje ku Dinamo duhej të tregonte se ishte në gjendje të bënte kthesën dhe të ngushtonte diferencën me Partizanin që i rrëmbeu vendin e katërt, blutë bënë shumë pak për të rrezikuar portën durrsake dhe për më tepër, ishin të pavëmendshëm duke u goditur nga goli i Arifit. Edhe lëvizjet në pjesën e dytë nga Daja bënë shumë pak për të ndryshuar rrjedhën e takimit, me...