Testi në Vlorë/ Flamurtari në miqësoren e parë, Laçi fiton me dy gola

Testi në Vlorë/ Flamurtari në miqësoren e parë, Laçi fiton me dy gola

Laçi tregon supermaci në testin e sotëm në Vlorë përballë Flamurtarit të teknikëve Oltijon Kërnaja dhe Lejdi Liçaj ndërsa këtë sezon kuqezinjtë do të garojnë në Kategori të Parë. Vlonjatët, në gjirin e të cilëve pati futbollistë si Kaloshi në portë Koreshi (afrimi verës), Pjeshka, Lushaj, Çoba, Sala, Ramani ishte disi më mirë në pjesën e parë por shifrat në këtë fraksion mbetën të bardha 0-0. E dyta nis me Laçin më kërkues. Skuadra e teknikut Qatip Osmani kaloi përpara me golin e kapitenit Arlind Kurti teksa luhej e 52′. Rastet për bardhezinjtë vijuan dhe në të 64′ Sandër Kalaj dyfishoi për 0-2. Kjo ishte miqësorja e parë e Flamurtarit ndërsa sot kjo ndeshje u ndoq në stadiumin “Flamurtari” nga afro 1000 shikues. Për bardhezinjtë...