Tërmet pas ikjes së Pep Guardiola, tetë lojtarë të City mund të largohen këtë verë
12 Qershor 2026 13:07 Telesport Është një periudhë ndryshimesh në “Etihad”, me përfundimin e mandatit dhjetëvjeçar të trajneri Pep Guardiola në krye, por duket se spanjolli mund të mos jetë i vetmi që do të largohet. Sipas raportimeve të mediave britanike, deri në tetë lojtarë të Manchester City mund të largohen nga klubi këtë verë. Disa lojtarë të ekipit të parë mund të largohen gjithashtu gjatë afatit kalimtar. Pretendohet se Nico Gonzalez, Rico Lewis, Tijjani Reijnders, Omar Marmoush, Mateo Kovacic, James Trafford dhe Nathan Ake janë ndër ata që mund të largohen këtë verë nga klubi anglez. Gjithashtu, Josko Gvardiol po mendon për të ardhmen e tij në Etihad. Kroati ka një ofertë për një kontratë të re në tryezë, por ka interes nga Bayern...
Burimi:
telesport.al