Ter Stegen kthehet në problem për Barcelonën, portieri jashtë projektit por me një pagë të çmendur

Ter Stegen kthehet në problem për Barcelonën, portieri jashtë projektit por me një pagë të çmendur

27 Maj 2026 12:19 Telesport Rënia nga kategoria e skuadrës së Girona ka krijuar një problem të madh te Barcelona. Dhe problemi quhet “Marc-André ter Stegen”, që u huazua nga katalanasit në merkaton e janari. Portieri gjerman dështoi ta çonte ekipin drejt mbijetesës në La Liga. Ter Stegen bëri vetëm dy paraqitje për shkak të një dëmtimi në kofshë. Ai nuk mundi të kthehej në skuadër para përfundimit të sezonit. Ky problem fizik ka dëmtuar shpresat e mbetura të 34-vjeçarit për t’u paraqitur në Kupën e Botës me Gjermaninë. Por çfarë do të ndodhë tani me Ter Stegen? Ai nuk ka gjasa të vazhdojë te Girona. Do të ishte një surprizë e madhe nëse ai do të pranonte të luante në Ligën B spanjolle, ndaj...