Ter Stegen jashtë botërorit kthehet në problem për Barcelonën, katalanasit bëjnë tifo për Girona javën e fundit

Ter Stegen jashtë botërorit kthehet në problem për Barcelonën, katalanasit bëjnë tifo për Girona javën e fundit

22 Maj 2026 8:53 Telesport Mosgrumbullimi i Marc-André ter Stegen për Kupën e Botës me kombëtaren e Gjermanisë mund të ndërlikojë planet e verës së Barcelonës. Ata kishin shpresuar ta shihnin portierin e tyre në fushë dhe më pas ta shisnin në verë, duke u çliruar nga një nga kontratat më të shtrenjta në skuadër. Gjermani është aktualisht i huazuar te Girona, ku luajti vetëm dy ndeshje para se një dëmtim në kofshë ta linte jashtë fushave për pjesën tjetër të sezonit, duke humbur kështu Kupën e Botës. 34-vjeçari do të kishte qenë titullar në botëror nëse do të ishte rikuperuar në kohë. Duke pasur parasysh pagën e tij të lartë dhe dëmtimet e fundit, sipas “Mundo Deportivo”, nuk do të jetë e lehtë të...