Tensione në Botëror/ Mbappe i përgjigjet ashpër Paraguajit: Dimë të luajmë dhe “pis”
Pas një ndeshjeje të mbushur me faulle dhe përplasje fizike, sulmuesi lëshoi një deklaratë të fortë për mediat: “Nëse duhet t’i fusim duart në baltë, do t’i fusim! Ata menduan se do të zbrisnim në fushë të veshur me smoking, për të luajtur futboll elegant. Por jo. Ne dimë të luajmë edhe futboll të pistë kur është e nevojshme.” Mbappé theksoi se Franca ishte e përgatitur t’i përgjigjej me të njëjtën monedhë çdo provokimi, duke treguar se “Gjelat” dinë edhe të “luftojnë” kur nuk ka hapësira për spektakël. Kualifikimi dhe Rekordi Ndeshja ishte një betejë e vërtetë kundër “murit” mbrojtës paraguajan, por gjithçka u zgjidh nga pika e bardhë e penalltisë. Me atë gol, Mbappé jo vetëm që dërgoi Francën në raundin tjetër, por u ngjit...
Burimi:
ntv.al