Tek Arsenal po e prisnin për zyrtarzimin, Chelsea transferon yllin e ri të Anglisë për 117 milionë paundë
18 Korrik 2026 21:01 Telesport Chelsea do të zyrtarizojë shumë shpejt transferimin më të shtrenjtë në historinë e saj, Morgan Rogers nga Aston Villa për 117 milionë paundë (137-138 milionë euro). Anglezi do të jetë edhe transferimi i pestë më i shtrenjtë në historinë e futbollit. 23-vjeçari anglez shkëlqeu në sezonin e fundit me Aston Villa dhe interesi për të gjatë kësaj vere ishte shumë i madh. Fillimisht, klubi më i interesuar dukej Arsenal. Madje, londinezët ishin të gatshëm të paguanin shifrën e kërkuar nga Aston Villa. Por, sot pasdite erdhi konfirmimi i bujshëm. The Athletic, por edhe gjithë mediet e tjera angleze konfirmojnë marrëveshjen mes Chelsea-s dhe Aston Villa. Rogers do të nënshkruajë për 6 vite me londinezët, me opsionin për të rinovuar edhe...
Burimi:
telesport.al