Te Zvicra akuzojnë për favorizim të Argjentinës/ Tifozët anglezë në ankth: Do të jetë një gjysmëfinale e shitur
Eliminimi i Zvicrës nga Argjentina në çerekfinalet e Botërorit ka sjellë një tjetër valë polemikash për gjykimin, me lojtarët zviceranë që kanë shprehur pakënaqësi ndaj vendimeve të arbitrit dhe kanë ushqyer debatet për një trajtim të favorizuar ndaj skuadrës së Lionel Messit. Argjentina siguroi kualifikimin në gjysmëfinale pas fitores 3-1 pas kohës shtesë, por ndeshja nuk kaloi pa diskutime. Kampionët në fuqi tani do të përballen me Anglinë të mërkurën, në një duel që pritet të jetë i tensionuar jo vetëm në fushë, por edhe në tribuna. Momenti më i diskutuar i sfidës ishte përjashtimi i sulmuesit zviceran Breel Embolo, i cili u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë rreth 20 minuta para fundit të ndeshjes. Fillimisht, mesfushori argjentinas Leandro Paredes mori karton të...
Burimi:
sot.com.al