Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Te Real Madrid nuk e duan më, PSG dhe Chelsea e presin krahëhapur
28 Dhjetor 2025 20:22 Telesport David Alaba po luan sezonin e fundit me fanellën e Real Madridit. Austriaku do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë, pasi i mbaron kontrata me klubin madrilen. Pavarësisht dëmtimeve të vazhdueshme që kanë ndikuar shumë në perfomancën e tij te Real Madridin, për 33-vjeçarin ka interes konkret nga dy klube të mëdha të Europës: Chelsea dhe PSG. Të dy klubet e njohura e shohin asutriakun si një profil i duhur për të përforcuar mbrojtjet e tyre, aq më tepër që do të jetë transferim pa asnjë kosto. Për Alaba ka interes të madh edhe në Arabinë Saudite dhe në MLS, por me shumë gjasa austriaku do të qëndrojë ende në Europë.