Të iki edhe Ibra/ Ja pse suedezi nuk shkarkohet dhe do të ketë rol kyç në projektin e ri
Vetëm një ditë pas dështimit për t’u kualifikuar në Champions League, Milani ka nisur një revolucion të thellë në strukturat drejtuese të klubit. Sipas mediave italiane, kuqezinjtë kanë larguar zyrtarisht drejtuesit kryesorë të klubit, përfshirë CEO-n Xhorxho Furlani, drejtorin teknik Goffei Monkada, drejtorin sportiv Igli Tare, si dhe trajnerin Masimiliano Alegri. Megjithatë, Zlatan Ibrahimoviç duket se mbetet figurë e paprekshme në projektin e ri të klubit. “La Gazzetta dello Sport” raporton se ish-sulmuesi suedez nuk është i punësuar drejtpërdrejt nga Milani dhe, për këtë arsye, teknikisht nuk mund të shkarkohet, pasi nuk mban një rol zyrtar brenda organigramës së klubit. Një tjetër element që forcon pozicionin e tij lidhet me faktin se Ibrahimoviç zotëron aksione në fondin amerikan RedBird, kompania e drejtuar nga Xherri Kardinale,...
Burimi:
ntv.al