Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune

Raporti i INSTAT: Mbi 17 mijë të rinj me universitet nuk gjejnë dot një vend pune

Me diplomë universitare por të papunë. Kjo është gjetja e ekspertëve të statistikave të cilët në raportin “Tregu i Punës 2025” tregojnë se 17,800 persona me arsim të lartë rezultonin të papunë, edhe pse janë në kërkim të saj. Të dhënat tregojnë se shumica e tyre janë të rinjtë. Mes personave me arsim të lartë që janë në kërkim të punës, 5,370 janë të moshës 15-24 vjeç, ndërsa 4,323 i përkasin grup-moshës 25-29 vjeç. Në total, 9.693 persona, ose rreth 55% e të gjithë të papunëve me diplomë universitare, janë nën moshën 30 vjeç. Kjo tregon se sfida më e madhe është hyrja e të rinjve të diplomuar në tregun e punës. Grupi më i madh pas të rinjve është ai i moshës 25-54 vjeç,...