Të dy “kapen mat” në Malibu, fotot nga “arratisja” romantike e Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton

Të dy “kapen mat” në Malibu, fotot nga “arratisja” romantike e Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton

Romanca mes Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton, deri tani e mbuluar me një diskrecion të llogaritur, ka marrë kthesë vendimtare pas paraqitjes së tyre në plazhet e Malibu. Pas takimit në Coachella, sipërmarrësja dhe piloti i Formula 1 zgjodhën një plan më intim; mësim privat i surf-it që u kthye në provën më të qartë të afrimit të tyre. Pamjet e publikuara nga TMZ i tregojnë duke ecur buzë detit, me buzëqeshje dhe gjeste afërsie. Në ujë, skena bëhet edhe më domethënëse. Kim përpiqet të ruajë ekuilibrin, ndërsa Hamilton qëndron pranë saj, i vëmendshëm dhe i qetë. Sipas burimeve të “The Sun”, Kim udhëtoi drejt Londrës për ta takuar, pavarësisht axhendave të ngarkuara. Edhe Hamilton është parë me të në evente si “Super Bowl LVIII” dhe...