Taulant Seferi i pandalshëm në Turqi, shënon për Bodrumsporin

Taulant Seferi i pandalshëm në Turqi, shënon për Bodrumsporin

Adriatik BALLA Në kampionatin turk, në të dy kategoritë kryesore të tij, luan një kontigjent i rëndësishëm lojtarësh shqiptarë, të cilët kanë të dhëna të mira dhe një pjesë janë pjesë e përfaqësueses së Shqipërisë. prej tyre ka dhe titullarë në Kombëtare sikurse janë Asllani, Laçi, apo dje Muçi. Por ka dhe futbollistë që kanë qenë më parë pjesë e kuqezinjve por nuk janë ftuar në ndeshjet e fundit. Mes tyre është Taulant Seferi që luan në ligën e dytë turke. Sulmuesi i Shqipërisë dhe ish-lojtari i Tiranës, Taulant Seferi, ka arritur sërish të bëhet protagonist në Turqi, ku aktivizohet me skuadrën e Bodrumsporit. Ai ka tundur rrjetën në duelin çerekfinal të “play off” për ngjitjen në Superligën turke, teksa përballë ishte Pendikspori. Ndeshja u...