Tashmë zyrtare, konfirmohet mungesa e madhe e Gjermanisë për Kupën e Botës 2026

Tashmë zyrtare, konfirmohet mungesa e madhe e Gjermanisë për Kupën e Botës 2026

22 Prill 2026 20:40 Telesport Pas dëmtimit të pësuar në kofshën e djathtë në fundjavën e kaluar, Serge Gnabry ka mbyllur zyrtarisht para kohe sezonin me Bayernin si dhe do të mungojë për Gjermaninë në Kupën e Botës, që do të mbahet këtë verë. Sulmuesi ka pësuar një këputje e muskulit adductor, gjë që do një kohë të gjatë rikuperimi, duke nisur nga dy deri në 4 muaj. Vetë lojtari ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku konfirmon mungesën në Botëror. “Ditët e fundit kanë qenë të vështira për t’u përballuar. Një sezon me Bayernin që ende ka shumë për të luajtur, pasi siguroi një tjetër titull në Bundesligë në fundjavë. Sa i përket ëndrrës së Kupës së Botës me ekipin e Gjermanisë…...