Tashmë është zyrtare, Jose Mourinho është trajneri i ri i Real Madrid. JA DETAJET

Tashmë është zyrtare, Jose Mourinho është trajneri i ri i Real Madrid. JA DETAJET

11 Qershor 2026 20:19 Telesport Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi, Jose Mourinho është trajneri i ri i Real Madridit. Klubi madrilen ka zyrtarizuar portugezin përmes një deklarate zyrtare. “Bordi i Drejtorëve të Real Madrid CF, i mbledhur sot të enjten, më 11 qershor, dhe i kryesuar nga Florentino Pérez, ka rënë dakord të emërojë Jose Mourinho si trajner të ekipit të parë për tre sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2029. Jose Mourinho do t’i bashkohet Real Madridit më 13 korrik, ditën kur fillon parasezoni”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit madrilen. Me rikthimin e The Special One, pritet një revolucion i vërtetë te Real Madrid, ku do të ketë largime të shumta, por sigurisht edhe afrime të bujshme.