Tardelli, i ashpër me çështjen “Balogun”: Vetëm Maradona u përball me FIFA-n, të gjithë ne ishim frikacakë…
7 Korrik 2026 12:02 Alfred Lleshi “Balogun Gate” nuk pati pasoja në fushë, pasi SHBA u eliminuan në 1/8 e Botërorit nga Belgjika me rezultatin 4-1. Sidoqoftë, vendimi i diskutueshëm i FIFA-s për të pezulluar skualifikimin e sulmuesit amerikan pas kartonit të kuq krijoi një precedent dhe shkaktoi zemërim në botën e futbollit. “Gjëja e rëndë është se lojtarët nuk hapën gojën”, – deklaroi Marco Tardelli në programin “Notti Mondiali” të “Rai”. Duke folur për rastin “Balogun”, ai kritikoi heshtjen e futbollistëve dhe sindikatave: “E vetmja gjë e rëndë është që lojtarët dhe shoqatat e tyre, italiane dhe jo vetëm, nuk folën”. Tardelli shtoi: “I vetmi lojtar që bëri diçka kundër FIFA-s ishte Diego Maradona”. Më pas pranoi fajin edhe për veten: “Ishim ne frikacakët...
Burimi:
telesport.al