Tabloja e plotë e ndeshjeve të para për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ja kur luhen ndeshjet e kthimit

Tabloja e plotë e ndeshjeve të para për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, ja kur luhen ndeshjet e kthimit

E marta dhe e mërkura sollën katër përballjet e para çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Rezultatet e para të këtyre ndeshjeve lënë gjithçka të hapur për përballjet e kthimit, ku do të vendosen edhe biletat për në gjysmëfinale. Në Ballsh, Vllaznia siguroi një fitore minimale 1-0, një rezultat me peshë përpara sfidës së kthimit. Goli i Kastratit në minutën e 28-të i dha avantazhin shkodranëve, të cilët administruan mirë lojën deri në vërshëllimën përfundimtare. Në Durrës, Egnatia realizoi një përmbysje me karakter ndaj Teutës, duke triumfuar 2-1. Arifi kaloi vendasit në avantazh në minutën e 11-të, por reagimi i rrogozhinasve ishte i menjëhershëm në që në minutat shtesë të pjesës së parë. Adjessa barazoi shifrat në minutën e 46-të, ndërsa Kryeziu vulosi përmbysjen në minutat...