Szczesny rrëfen varësinë nga duhani: Nuk jam i gatshëm ta luftoj, edhe pse e di që është e tmerrshme

Szczesny rrëfen varësinë nga duhani: Nuk jam i gatshëm ta luftoj, edhe pse e di që është e tmerrshme

6 Gusht 2026 11:41 Alfred Lleshi Wojciech Szczesny po përjeton një fazë të papritur të karrierës së tij. Dy vite më parë vendosi të tërhiqej nga futbolli në moshën 34-vjeçare, por më pas Barcelona e riktheu në fushë dhe portieri polak fitoi trofe me katalanasit. Szczesny është shfaqur shpesh me cigare në dorë, teksa në një intervistë për “New York Times” foli hapur për vesin e tij: “Përpiqem të jem sa më autentik. Ndoshta nuk duket gjëja më profesionale në botë, por unë jam kështu. Njerëzit e dinë që kam një varësi nga e cila nuk arrij të çlirohem”. Ish-portieri i Arsenalit, Juventusit dhe Romës pranoi: “Mendoj se shumë futbollistë kanë varësi, qoftë nga nikotina, alkooli apo bixhozi. Unë jam një lojtar që flas hapur...