Szczesny “injoron” Buffon: Për herë të parë luaj me një portier më të mirë se vetja

Szczesny “injoron” Buffon: Për herë të parë luaj me një portier më të mirë se vetja

13 Maj 2026 13:06 Alfred Lleshi Wojciech Szczesny, ish-portieri i Juventusit, festoi titullin e dytë radhazi me Barcelonën dhe bëri një deklaratë që ka ndezur debate. Pas fitores në “El Clasico”, që i siguroi La Liga-n, ai tha: “Për herë të parë në jetën time kam luajtur me një portier shumë më të mirë se vetja”. Szczesny i referohej Joan García, i blerë nga Espanyol në qershor 2025 dhe tashmë pjesë e kombëtares së Spanjës. Megjithatë, fakti që nuk përmendi Gianluigi Buffon ka shkaktuar reagime të shumta. Ai shtoi: “Është një ndjesi e çuditshme, më kthen me këmbë në tokë. Alisson Becker te Roma? Ishte portier fantastik, por jo ende në nivelin që arriti më pas. Me Joan García e kam shumë më të lehtë...