Sylvinho largohet nga kombëtarja, rinovimi nuk vjen! Ja prapaskenat

Sylvinho largohet nga kombëtarja, rinovimi nuk vjen! Ja prapaskenat

19 Maj 2026 8:38 Telesport Sylvinho Campos largohet nga Kombëtarja! Palët nuk kanë rënë dakord për rinovim pas takimit të fundit. Oferta e FSHF ishte më e ulët, kurse trajneri brazilian kishte pretendime të tjera ekonomike. Sot do të zyrtarizohet edhe trajneri i ri: pritet të jetë italian dhe jo emër shumë i njohur. Braziliani ishte kthyer përpara pak ditësh në Shqipëri por mes tij dhe FSHF kishte ftohtësi në rinovim dhe dukej se divorci po materializohej. Sylvinho arriti të conte Shqipërinë në Europian dhe gjithashtu në playoff Botërori: në mes rënia në Ligën C të Kombeve.