Surpriza/ Pato bëhet bashkëpronar në një klub anglez të League 2

Surpriza/ Pato bëhet bashkëpronar në një klub anglez të League 2

Një konsorcium ku bën pjesë ish-sulmuesi i Milanit, Çelsit dhe Kombëtares së Brazilit, Aleksandre Pato, është pranë blerjes së shumicës së aksioneve të klubit të League Two, Northampton Town. Sports Alpha Capital kishte zhvilluar bisedime më herët këtë vit për të marrë në pronësi Colçester Junajtid, por u tërhoq nga marrëveshja e mundshme pas diskutimeve fillestare. Mësohet se Pato është pjesë e këtij konsorciumi, por nuk është figura kryesore që e udhëheq atë. 36-vjeçari u tërhoq nga futbolli profesionist vitin e kaluar. Ai njihet më së shumti për periudhën pesë vjet e gjysmë te Milani, ku shënoi 63 gola në 150 ndeshje dhe fitoi titullin e Serie A në sezonin 201011. Në gjysmën e dytë të sezonit 2015-16, Pato luajti si huazim te Çelsi nga...