Surpriza e verës, De Gea drejt rikthimit në La Liga dhe në Champions League
20 Korrik 2026 20:10 Telesport Pas 16 sezonesh, David de Gea mund të rikthehet në La Liga në sezonin e ri. 35-vjeçari është objektivi kryesor i Villarreal, për të forcuar portën. “Nëndetësja” do të luajë edhe në Champions League në sezonin e ri dhe afrimi i një portieri me eksperiencë si De Gea, shihet si një lëvizje e rëndësishme duke ditur përvojën e madhe që ka spanjolli. Megjithatë, largimi i De Gea nga klubi aktual, Fiorentina, nuk do të jetë edhe aq i thjeshtë, duke ditur që portieri spanjoll është nën kontratë me klubin vjollcë deri në vitin 2028. Për momentin jemi ende në fazat fillestare të bisedimeve, por nuk pritet të ketë probleme rrugës për zyrtarizimin sa më shpejt të De gea te Villarreal....
Burimi:
telesport.al