Supersfida dhe rivalitet, java e 21-të e “Abissnet Superiore” luhet në fundjavë

Supersfida dhe rivalitet, java e 21-të e “Abissnet Superiore” luhet në fundjavë

Kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet në fundjavë me ndeshjet e javës së 21-të, duke sjellë sërish rivalitet, emocione dhe përballje të rëndësishme në të gjitha stadiumet. Java do të hapet të shtunën me tre ndeshje. Në orën 13:30, Bylisi pret Egnatian në Ballsh, në një duel ku të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja. Ndërkohë, në “Selman Stërmasi”, Tirana do të përballet me Flamurtarin, në një ndeshje ku bardheblutë synojnë të vazhdojnë momentin pozitiv të javëve të fundit, ndërsa Flamurtari kërkon vazhdimësinë pas suksesit të fundit në kampionat. E shtuna do të kulmojë me supersfidën Vllaznia – Partizani në “Loro Boriçi” në orën 16:30. Të dyja skuadrat vijnë me moral të lartë dhe objektiva të qarta, duke e kthyer këtë duel në një nga përballjet më...