Napoli mposhti Milanin 2-0 në gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë, duke siguruar një vend në finalen e planifikuar për të hënën, më 22 dhjetor.
Kampionët në fuqi të Kontes e nisën fort ndeshjen në stadiumin universitar King Saud në Riad (Katar), por Milani e kontrolloi ndeshjen, duke ndërtuar dhe kërcënuar pranë Milinkoviç-Saviç. Kuqezinjtë me Jasharin në formacion, iu afruan disa herë sgolit, megjithatë ishte skuadra e Kontes që mori epërsinë në minutën e 39-të me anë të brazilianit David Neres, teksa ekzekutoi një goditje të shkëlqyer pasi Hojlund i shpëtoi pasimit të De Vinter.
Në fund të pjesës së parë, danezi pothuajse dyfishoi epërsinë me një kundërsulm të shpejtë me Elmas, por Menja e ndjeu goditjen në shtyllën e afërt, duke e shpëtuar Milanin duke e devijuar atë në një këndore.
Në pjesën e dytë, Napoli iu afrua rezultatit 2-0 me një goditje të fuqishme nga Amir Rrahmani, me portierin e Milan që thuajse e dërgoi topin në cepin e sipërm. Pastaj, kuqezinjtë morën përsëri kontrollin. Duke kërkuar një gol barazimi, lojtarët e Alegrit u bënë më agresivë dhe më të vendosur në posedim, duke u përpjekur të thyenin mbrojtjen e kampionëve italianë.
Por edhe një herë, skudara nga rajoni i Kampanja-s goditi në shenjë, me Hojlund që bëri një vrapim të mirë në zonën e thellë në minutën e 64-të, duke shmangur De Vinter përpara se të shënonte të dytin.
Pas këtij takimi Napoli shkon në finale më 22 dhjetor kundër fituesit të ndeshjes midis Bolonjës ose Interit që ndeshen nesër.
Vazhdo leximin
