Superioria në një ditë, e 34-ta mes mistereve, duel i nxehtë në Durrës
Abissnet Superiore zhvillon nesër 5 ndeshjet e javës së 34 ose aktin e tretë nga fundi i një sezoni futbollistik mjaft të rivalizuar. Hiq Elbasanin, Vllazninë dhe Egnatian të cilat kanë siguruar fazën ‘Final Four’, të tjerat janë të përfshirë në makthin që ofron pozicioni fundor i edicionit të 87-të i futbollit elitar në Shqipëri. Dinamo dhe Partizani kanë një biletë në diskutim për zonën e kreut, ndërsa nga Teuta deri te Flamurtari skuadrat mbetën në ankthin e qëndrimit ose jo në Superiore. Në këtë zonë, të rrezikuarat luajnë ndeshje deçizive këtë javë. Flamurtari sfidon në ‘Arena e Demave’, Partizanin. Të kuqtë shkarkuan trajnerin Oltijon Kërnaja duke lënë në komandë deri në fund stafin teknik ekzistues. Nga ana e saj Vora takohet në shtëpi me...
Burimi:
sportiim.al