Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Strakosha në formë të jashtëzakonshme, AEK-u gjen stabilitet. Garanci edhe për Kombëtaren
AEK-u i Athinës po shfaq nivel të lartë loje këtë sezon, ndërsa siguria në portë mbështetet te Thomas Strakosha. Portieri i Kombëtares shqiptare është kthyer në një pikë reference për ekipin, duke garantuar stabilitet në prapavijë. 30-vjeçari ka lënë pas episodet e sezonit të kaluar dhe që në fillim të këtij edicioni është paraqitur i përqendruar dhe i qëndrueshëm. Strakosha është zgjedhja e parë e trajnerit Nikolic në kampionat dhe në Evropë, duke munguar vetëm në ndeshjet e Kupës. Deri tani ka zhvilluar 27 ndeshje zyrtare, duke pësuar 22 gola dhe duke regjistruar 13 ndeshje pa pësuar gol. Ai ka pasur rol vendimtar në disa fitore, me ndërhyrje të rëndësishme në momente kyçe të takimeve. Paraqitja ndaj Anderlechtit në Bruksel konsiderohet ndër më të mirat...