Stoli i Italisë/ Pep kërkon 20 milion euro, Lega këmbëngul për Konten

Stoli i Italisë/ Pep kërkon 20 milion euro, Lega këmbëngul për Konten

Pas revolucionit që preku muaj më parë kombëtaren dhe Federatën e Futbollit të Italisë ditët e fundit temë dite është kthyer lëvizja për trajnerin e ri. Sot në Milano, drejtori teknik Paolo Maldini dhe këshilltari Leonardo, së bashku me presidentin e FIGC Xhovani Malago, bëjnë paraqitjen e parë zyrtare në takimin me Lega Serie A. Deri para pak ditësh, dukej e besueshme që të tre do të sillnin emrin e trajnerit të ri te presidentët e nivelit të lartë, por në vend të kësaj do të duhet të presim edhe pak. Qëllimi është që procesi të përfundojë deri në fundjavë, por nuk është caktuar një afat specifik dhe mund të zgjasë më shumë. Kjo për shkak se zyrtarët e FIGC-së janë ende duke pritur përgjigjen...