STATISTIKAT/ Partizani dhe Vllaznia premtojnë emocione, vendosen përballë dy skuadrat më të mira të këtij viti
Abissnet Superiore do të kthehet me javën 30 të saj. Supersfida është rezervuar mes Partizanit dhe Vllaznisë, pikërisht te stadiumi “Arena e Demave” më 4 prill prej orës 17:00. Statistikat tregojnë se do të vendosen përballë, dy skuadrat që kanë bërë më mirë në vitin 2026. Vllaznia numëron 23 pikë në kampionat gjatë këtij viti, ndërsa janë 11 ndeshje të luajtura. Në të njëjtën periudhë, Partizani është ndalur në kuotën e 21 pikëve. Të dyja skuadrat shkojnë në këtë sfidë, me urinë për t’u kthyer te fitorja. Vllaznia regjistron dy barazime dhe një humbje ku nuk ka shënuar asnjë gol në tre javët e fundit. Partizani ndërkohë ka dy barazime radhazi me rezultatin 2-2. Sulmi i Partizanit të Kërnajës është kthyer në më të rrezikshmin...
Burimi:
gijotina.com