Spurs fitojnë në shtëpi, San Antonio dhe Oklahoma shtyjnë gjithçka për në ndeshjen e shtatë
29 Maj 2026 8:10 Telesport Emri i skuadrës kampione në Konferencën e Perëndimit do të vendoset në finalen e shtatë dhe të fundit. San Antonio fitoi sot 118-91 ndaj Oklahoma, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve. Në fushën e tij, ekipi i Spurs nuk zhgënjeu, duke dominuar në fushë dhe ndali kampionët në fuqi të NBA, Thunder. Vendimtar stoli i skuadrës vendase, nga ku erdhën 46 pikë. Victor Wembanyama me 28 pikë e 10 rebound ishte më i miri për San Antonio, ndërsa tek Oklahoma nuk pati një lider, duke munguar agresiviteti poshtë koshit. Ndeshja e fundit do të luhet pas dy ditësh në fushën e Oklahoma. Konferenca e Lindjes, finale New York – Cleveland, (4-0) Konferenca e Perëndimit, finale Oklahoma – San Antonio, 91-118...
Burimi:
telesport.al