Spikati te moshat, Hyseni kontratë 3 vjeçare me të kuqtë
Partizani nis të mendojë për të ardhmen. Dje drejtori i të kuqëve Agim Ibraimi u shfaq në ambientet e klubit me lojtarin e ri Fabio Hyseni i cili këtë sezon ishte pjesë e Partizanit U17-të. Sulmuesi 16-vjeçar ka spikatur këtë edicion me moshat e Partizanin U17, duke fituar besimin e drejtuesve dhe firmosur menjëherë me ekipin A. Vlonjati ka firmosur momentalisht një kontratë 3-vjeçare. Njoftimi i Partizanit: FK Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me futbollistin Fabio Hyseni. Sulmuesi i talentuar kontigjent i ekipit tonë U-17, tashmë zyrtarisht është pjesë e organikës së ekipit të parë. 16 vjeçari Hyseni një tjetër talent i Akademisë së Futbollit Partizani ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare dhe është prezantuar në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi....
Burimi:
sportiim.al