Spanjë-Belgjikë, formacionet zyrtare. “La Roja” me kapacitetin e plotë, belgët me një mungesë të rëndësishme
Në “SoFi stadium” në Los Angeles, Spanja do të përballet me Belgjikën në çerekfinalen e radhës. Spanja vjen në këtë takim pasi mundi në raundin e 1/16-ve 1-0 Portugalinë. Belgjika vjen pas fitores 4-1 ndaj SHBA-së. Sigurisht që Spanja është favoritja kryesore në letër për të kaluar në gjysmëfinale, por mbetet për t’u parë verdikti i fushës. Spanjollët vijnë në këtë takim me kapacitetin e tyre të plotë, për belgët mungon mesfushori Amadou Onana. FORMACIONET ZYRTARE: SPANJA XI: Simón: Pedro Porro, Cubarsí, Laporte, Cucurella; Rodri, Fabián Ruiz, Olmo; Yamal, Oyarzabal, Baena BELGJIKA XI: Courtois; Castagne, Ngoy, Mechele, De Cuyper; Raskin, Vanaken, Tielemans; Doku, De Ketelaere, Trossard Fituesi i këtij çifti do të përballet në gjysmëfinale me Francën.
Burimi:
telesport.al