Spanja projekton Lamine Jamalin në qendër të projektit të saj për të fituar Kupën e Botës
Adriatik BALLA Botërori po afron dhe për më pak se tri javë nisin ndeshjet e para. Natyrisht, ekipe si Anglia, Spanja, Franca dhe Brazili shihen si pretendente, pa lënë mënjanë skuadra si Argjentina, Portugalia, Gjermania, Holanda e ndonjë tjetër që kanë gjithashtu grupe cilësore e me pretendime. Kuptohet, në një eveniment të tillë sportiv, me vlera të mëdha, skuadrat bëjnë më të mirën e tyre, duke u organizuar disa ditë para, duke u përgatitur dhe duke vënë krejt potencialin e tyre sportiv në shërbim të skuadrës. Ndërkohë, trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka shprehur besim të plotë se talenti i ri Lamine Jamal do të jetë një nga figurat kryesore të skuadrës në Kupën e Botës, pavarësisht shqetësimeve të fundit fizike që lidhen...
Burimi:
sot.com.al