Spanja “korrigjon” gabimin e ndeshjes së parë dhe bën detyrën ndaj Arabisë Saudite (video)
21 Qershor 2026 19:59 Telesport Spanja ka fituar 4-0 ndaj Arabisë Saudite, në ndeshjen e dytë në grupin H, në sfidën e luajtur në Atlanta. Sfida u zhbllokua që në minutën e 10-të. Pas një aksioni të shpejtë dhe asistit të Mikel Oyarzabal, Lamine Yamal e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë. Ky është goli i parë në Botëror për Yamal. Mikel Oyarzabal shënoi dy gola të shpejtë në 3 minuta. Fillimisht me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës, duke i “vjedhur” topin kundërshtarit dhe golin e dytë, pas një asisti me kokë nga Dani Olmo. Pjesa e parë mbyllet 3-0 për Spanjën. Pjesa e dytë nis po ashtu furishëm për spanjollët, të cilët gjejnë golin e katërt në minutën...
Burimi:
telesport.al