Spalletti piketon te rivalët e Napoli përforcimin e duhur për mesfushën e Juve, kushton 35 milionë euro

Spalletti piketon te rivalët e Napoli përforcimin e duhur për mesfushën e Juve, kushton 35 milionë euro

5 Qershor 2026 11:19 Telesport Sipas “Tuttosport”, Luciano Spalletti e ka identifikuar Stanislav Lobotka si prioritet për forcimin e mesfushës së Juventus. Gjithsesi, Napoli tashmë ka ndërmarrë hapa për të siguruar mesfushorin sllovak, duke propozuar një zgjatje të kontratës që skadon në vitin 2027. Trajneri, i cili tashmë e kishte vënë në dukje mesfushorin gjatë sezonit fitues të titullit kampion të Seria A, po përpiqet ta sjellë atë në Torino, megjithëse drejtuesit e Juventus ende nuk kanë bërë një ofertë zyrtare për lojtarin. Ajo që i ndërlikon planet e bardhezinjve është dëshira e Napoli për ta mbajtur lojtarin, e kombinuar me faktin se klauzola aktuale e lirimit prej 25 milionë eurosh në marrëveshjen e sllovakut është e vlefshme vetëm për një transferim jashtë vendit. Si...