Sot starton Botërori, do të jetë më i madhi dhe më i shtrenjti i historisë së derisotme në futboll

Sot starton Botërori, do të jetë më i madhi dhe më i shtrenjti i historisë së derisotme në futboll

Adriatik BALLA Këtë të enjte do të nisë Botërori më i pasur. Sigurisht do të jetë edicioni i parë me 48 skuadra. Industria e futbollit, e aftë që t’i rezistojë edhe një pandemie është në rritje të vazhdueshme, më shumë publik, më shumë sponsorë, më shumë investitorë. E dini cila është vlera në merkato e 1248 futbollistëve të 48 skuadrave pjesëmarrëse? Përgjigjja është: plot 13 miliardë euro sipas asaj që zbulojnë Football Benchmark dhe Transfermarkt. Vlera e 10 skuadrave të para është rritur me 1 miliardë euro në krahasim me 2022. Yjet e futbollit botëror, me talentin e tyre dhe me atë që vjen pas e amplifikuar nga mediat e reja që shembin çdo barrierë, janë një aset shumë i çmuar, të aftë për të...