Sot finalja e Kupës së Botës, si pritet të luajnë Spanja dhe Argjentina

Sot finalja e Kupës së Botës, si pritet të luajnë Spanja dhe Argjentina

Spanja dhe Argjentina do të përballen këtë të diel në orën 21:00 në finalen e Kupës së Botës 2026. Spanja nuk ka asnjë mungesë pasi të gjithë yjet pritet të jenë gati për ta dëshmuar kualitetin nën urdhrat e Luis de la Fuentes. Vetëm Mikel Merino pritet të jetë në stol dhe më pas të hyjë në pjesën e dytë, me synimin për të bërë ndryshimin në rast se nevojitet, sikurse ndaj Portugalisë dhe Francës. E njëjtë situatë pritet të jetë edhe te Argjentina. Trajneri Lionel Scaloni nuk ka asnjë lëndim ndaj pritet të hedhë në fushë më të mirët, me një ndryshim, rikthimin e de Paul nga minuta e parë. Formacionet e mundshme: Spanja (4-2-3-1): Simon; Cucurella, Laporte, Cubarsi, Porro; Ruiz, Rodri; Baena, Olmo,...